Decrease Size Reset font to default Increase Size

Translator

Albanian English French German Italian Portuguese Russian Spanish

Propozimet tona


Lajmet ne klan-tv



Lidheni me facebook Print Friendly and PDFPrintPrint Friendly and PDFPDF
Bien peshq nga qielli në Australi

Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur këtë fund jave në veri të Australisë. Sipas gazetës australiane Northern Territory News (NTN) në zonat Lajamanu, Maningrida dhe Hermannsburg në vend të shiut kanë rënë peshq nga qielli. Këto lokalitete që ndodhen në shkretëtirë rreth 550 km në jugperëndim të qytetit Katerina ,një prej tre qendrave më të mëdha të territoreve të veriut, nuk kanë në afërsi të tyre lumenj ose liqene.

Sipas ekspertëve ky fenomen në dukje i pashpjegueshëm e ka burimin në rrymat e forta të ajrit që duke kaluar në sipërfaqen e ujit thithin në brendësi të tyre peshq të vegjël dhe me anën e reve i transportojnë ata në largësi të konsiderueshme. Ky fenomen është vënë re në këto territore edhe në vitin 1974 dhe vitin 2004. Me shaka një banor i këtyre qendrave të mësuar tanimë me këtë fenomen komenton këtë ngjarje kështu “Përderisa janë peshq të vegjël që bien nga qielli nuk kemi frikë. N.q.s ndonjë ditë do të bien krokodilë atëherë do të jetë me të vërtetë e frikshme”.



Lidheni me facebook
 

Kerko

App Android TvShqip+

App android Tvshqip+ Download toolabar

Horoskopi ditor

Chat

chati shqiplive

Shqiplive-Facebook


Alexa Rank

Check Google Page Rank Get our toolbar!