Decrease Size Reset font to default Increase Size

Translator

Albanian English French German Italian Portuguese Russian Spanish

Propozimet tona


Lajmet ne klan-tv



Lidheni me facebook Print Friendly and PDFPrintPrint Friendly and PDFPDF
Arsenal dhe Bajern në çerekfinalen e Uefa Champions League.

Sot u zhvilluan dy ndeshjet e para të kthimit të turit 1/16 finale për turneun Uefa Champions League. Dy skuadra e para të kualifikuar për në çerekfinale do të jenë skuadrat e Arsenalit dhe të Bajernit të Mynihut. Skuadra e Arsenalit fitoi me Porton në Liverpul me rezultatin e thellë 5 me 0 duke e zhvleftësuar kështu humbjen që kishte pësuar dy javë më parë me rezultatin 2 me 1, ndërsa skuadra Bajernit me gjithë humbjen e pësuar në Firence nga skuadra vendase Fiorentina, me rezultatin 3 me 2 kualifikohet për në turin çerek-final në sajë të fitores së ndeshjes së Mynihut me rezultatin 2 me 1. Ndeshjet e para të turit çerek-final do të zhvillohen në datat 30 dhe 31 mars.

Në ndeshjen e zhvilluar në Liverpul, skuadra vendase e Arsenalit e dominoi plotësisht ndeshjen. Arsenali e fillon ndeshjen me shumë ritëm me dëshirën që të mbyll llogaritë që në pjesën e parë të ndeshjes. Kjo strategji dhe gabimet e mbrojtjes portugeze e shpërblen më së miri pasi arrin të realizojë dy gola me anën e Bentdtner në minutën e 10-të dhe të 25-të. Në minutën e 34-ët Arshavin humbet një rast të pastër për të çuar rezultatin në shifrat 3 me 0 për Arsenalin por gabon para portës, kështu pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2 me 0 për Arsenalin. Pjesa e dytë fillon ashtu si pjesa e parë me sulme të njëpasnjëshme të skuadrës angleze. Mbrojtja portugeze është në një ditë të keqe dhe kjo i jep mundësinë sulmuesit të Arsenalit, Nasri të kalojë nëpërmjet tre mbrojtësve dhe të shënojë golin e sigurisë për anglezët në minutën e 18-të. Goli i tretë shuan përfundimisht ëndrrën e portugezëve për të kaluar në turin çerek-final dhe kjo epërsi psikologjike i jep mundësinë Arsenalit të shënojë përsëri në minutën e 29-të me atë të Eboue’ i hyrë në lojë vetëm 12 minuta më parë kur zëvendësoi Rozickin. Në minutën e parë shtesë të lojës Bentdtner do të shënojë edhe golin e pestë për Arsenalin dhe të tretin e tij personal në këtë ndeshje nga pika e njëmbëdhjetë metërshit duke fiksuar kështu edhe rezultatin e kësaj ndeshje në shifrat 5 me 0. Ndeshja e parë midis këtyre dy skuadrave kishte përfunduar 2 me 1 në favor të portugezëve të Portos.
Në ndeshjen e Firences u pa një lojë e fortë nga të dyja ekipet. Në pjesën e parë të ndeshjes loja fillon e ekuilibruar. Ajo që kërkonte më shumë golin ishte skuadra italiane dhe në minutën e 28-të arrin të shënojë me anë të Vargas. Skuadra gjermane e merr veten shumë shpejt nga ky gol që do ta eliminonte nga turneu dhe në minutën e 34-ët vetëm një mrekulli e portierit Frey pengon Bajernit të barazojë rezultatin me anën e Robben. Bajerni e sulmon me më shumë forca por pjesa e parë përfundon me rezultatin 1 me 0 për italianët e Fiorentinës. Pjesa e dytë e lojës është më e bukur sesa e para dhe në të do të shënohen gjithsej 4 gola. Kështu pasi sulmuesi italian Xhilardino humbet një rast të pastër, në minutën e 9-të do të jetë Jovetiç që duke shfrytëzuar një kalim të Xhilardinos do të shënojë golin e dytë për italianët. Por skuadra gjermane nuk e jep veten dhe pas një rasti për të shënuar nga një goditje të lirë, gjen golin e parë me anën e Van Bommel në minutën e 15-të. Italianët nga ana e tyre përgjigjen me golin e tretë të shënuar në minutën e 19-të përsëri nga Jovetiç. Gjermanët e Bajernit kundërpërgjigjen me shpejtësi vetëm një minutë më vonë me një gol të shkëlqyer të realizuar nga ana e Robben me një gjuajtje nga rreth 25 metra që përfundon në trekëndëshin e portës kundërshtare duke fiksuar kështu rezultatin në shifrat 3 me 2. Me gjithë përpjekjet e bëra nga të dyja skuadrat për të shënuar rezultati ngeli i pandryshuar deri në fund të takimit. Pavarësisht humbjes së pësuar, skuadra gjermane e Bajernit të Mynihut kualifikohet në turin çerek-final falë fitores së arritur në ndeshjen e parë me rezultatin 2 me 1.



Fiorentina – Bayern = 3-2

(28’ Vargas (F),54’ Jovetiç (F), 60’ Van Bommel (B), 64’ Jovetiç (F), 65’ Robben (B)



Arsenal – Porto = 5-0

(10’,25’,91’ Bentdtner,63’ Nasri, 74’ Eboue’)



Lidheni me facebook
 

Kerko

App Android TvShqip+

App android Tvshqip+ Download toolabar

Horoskopi ditor

Chat

chati shqiplive

Shqiplive-Facebook


Alexa Rank

Check Google Page Rank Get our toolbar!