Lidheni me facebook Tweet
| Skinput - Teknologji re në elektronikë |
Tre studiues të informatikës dhe pikërisht Kris Harrison (Chris Harrison) i Carnegie Mellon University, Dan Morris e Desnei Tan (Desney Tan) të Microsoft-it kanë krijuar një program i cili e kthen lëkurën e krahut të njeriut në një “touchscreen”. Kjo gjetje e re teknologjike pritet të hap tani për tani një erë të re fushën e telefonisë ose të i-pod-ëve dhe në një të ardhme edhe në fushën e kompjuterëve. Në brendësi të lajmit videoja shpjeguese me nëntitujt në gjuhën shqipe.
Ky program i quajtur “Skinput” nga skin=lëkurë+input=komandë, funksionon në bazë të frekuencave të ndryshme zanore që prodhon prekja e lëkurës së parakrahut ose të dorës nga ana e mollëzës së gishtit. Mbi lëkurë projektohet një imazh i një tastiere . Më pas një mikrofon i instaluar në një fashë përreth krahut kap tingullin e zhurmës që prodhohet nga prekja e gishtit në tastat e tastierës së projektuar. Për më tepër mund të ndiqni videon shpjeguese të këtij programi revolucionar në informatikë.Stafi falënderon Mirandën dhe Jonisën për përkthimin e kësaj video. Lidheni me facebook |




Tre studiues të informatikës dhe pikërisht Kris Harrison (Chris Harrison) i Carnegie Mellon University, Dan Morris e Desnei Tan (Desney Tan) të Microsoft-it kanë krijuar një program i cili e kthen lëkurën e krahut të njeriut në një “touchscreen”. Kjo gjetje e re teknologjike pritet të hap tani për tani një erë të re fushën e telefonisë ose të i-pod-ëve dhe në një të ardhme edhe në fushën e kompjuterëve. Në brendësi të lajmit videoja shpjeguese me nëntitujt në gjuhën shqipe.
Ky program i quajtur “Skinput” nga skin=lëkurë+input=komandë, funksionon në bazë të frekuencave të ndryshme zanore që prodhon prekja e lëkurës së parakrahut ose të dorës nga ana e mollëzës së gishtit. Mbi lëkurë projektohet një imazh i një tastiere . Më pas një mikrofon i instaluar në një fashë përreth krahut kap tingullin e zhurmës që prodhohet nga prekja e gishtit në tastat e tastierës së projektuar. Për më tepër mund të ndiqni videon shpjeguese të këtij programi revolucionar në informatikë.




