Lidheni me facebook Tweet
| Facebook sulmohet nga piratët informatik |
Agjencia e sigurimit informatikë McAfee e cila ka një kontratë me sitin e mirënjohur Facebook.com, bëri me dije se duke shfrytëzuar e-mail-in personal ose postën e brendshme të këtij siti po tentohet me anën e një virusi të merren nga përdoruesit e këtij siti të dhëna me karakter personal . Drejtori i kërkimeve kundër viruseve dhe i komunikacionit të kësaj agjencie zoti Deiv Marcus (Dave Marcus) tha për agjencinë Rojter (Reuter) se me anën e këtij virusi piratët informatikë mund të marrin nga kompjuteri i infektuar të gjitha të dhënat duke filluar nga emri dhe fjalë kalimi i e-mail-it e deri tek llogaritë bankare on line. Sipas parashikimeve të kësaj agjencie pritet që në 48 orët e ardhme mesazhi që përmban këtë virus tu shkojë në postën 400 milion përdoruesve të Facebook-ut. Mënyra e përdoru nga piratët është e thjeshtë. Përdoruesit i mbrrin një e-mail nga adresat “help at facebook.com”; “service at facebook.com” ose “change at facebook.com” me të cilën përdoruesi lajmërohet që fjalëkalimi në sitin e Facebook-ut është ndryshuar dhe ftojnë atë të shkarkojë dhe instaloj një fail të lidhur në e-mail për të bërë të mundur vendosjen e fjalëkalimit të ri. Është pikërisht ky fail me përfundimin “.zip” që përmban virusin në fjalë. Përveç disa programeve të dëmshme për kompjuterin ky fail përmban edhe një program për vjedhjen e emrave dhe fjalëkalimeve “password stealer” i cili sulmon çdo kombinacion midis emrit dhe fjalëkalimit që gjen në kompjuter që nga një kombinacion i thjeshtë për të hyrë në e-mail deri në kombinacione më të vështira siç janë ato të llogarive bankare on line. Shumë përdorues kanë rënë viktimë e këtij prandaj i sugjerohet të gjithë përdoruesve të këtij siti të hedhin menjëherë në kosh një e-mail të tillë pasi Facebook-u nuk dërgon mesazhe të tilla anëtarëve të vet. Lidheni me facebook |




Agjencia e sigurimit informatikë McAfee e cila ka një kontratë me sitin e mirënjohur Facebook.com, bëri me dije se duke shfrytëzuar e-mail-in personal ose postën e brendshme të këtij siti po tentohet me anën e një virusi të merren nga përdoruesit e këtij siti të dhëna me karakter personal . Drejtori i kërkimeve kundër viruseve dhe i komunikacionit të kësaj agjencie zoti Deiv Marcus (Dave Marcus) tha për agjencinë Rojter (Reuter) se me anën e këtij virusi piratët informatikë mund të marrin nga kompjuteri i infektuar të gjitha të dhënat duke filluar nga emri dhe fjalë kalimi i e-mail-it e deri tek llogaritë bankare on line. Sipas parashikimeve të kësaj agjencie 




