Lidheni me facebook Tweet
| Rasëll Krou vendos yllin e tij në Bulevardin e Yjeve |
![]() Sot në Hollivud u zhvillua ceremonia e vendosjes së yllit të aktorit Rasëll Krou (Russell Crow) në Bulevardin e Yjeve përpara Teatrit “Kodak”. Ylli me emrin e aktorit të mirënjohur nga Zelanda e Re do të mbajë numrin 2404. Ceremonia e vendosjes së yllit u vlerësua shumë prej aktorit fitues së Çmimit “Oskar” në vitin 2001. Ylli i tij u vendos afër me yjet e regjisorit Martin Skorceze dhe aktorëve Entoni Hopkins dhe Nikol Kidman Aktori Rasell Krou ka lindur në Zelandën e Re në 7 prill 1964. Roli i tij i parë në kinematografi do të ishte në vitin 1992 me filmin “Skinheads” për të cilin ju dha Çmimi i Kritikës nga Instituti Australian i Filmit. Fama e tij do të bëhej mbarë botërore me filmin”Gladiatori”, rol për të cilin do të vlerësohej me Çmimin ”Oskar” në vitin 2001. Më tej do të interpretonte edhe role të tjerë në filmat “ A beautiful mind” në vitin 2001, “Master and Commander: The Far Side of the World” në vitin 2003, “American Gangster” në vitin 2007 etj. Interpretimi i tij më i fundit është në rolin e Robin Hudit në filmin me të njëjtin emër të regjisorit Ridley Scott me të cilin do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë (Francë). Ky film do të jetë edhe filmi që do të hapë zyrtarisht këtë Festival të rëndësishëm ndërkombëtar |










