Lidheni me facebook Tweet
| Anija Diskavëri ulet me sukses në Qendrën Kenedi në Florida |
Anija amerikane e hapësirës, Discovery u ul në qendrën Kenedi në Florida pasi një mundësi e mëparshme për ulje u anulua për shkak të motit të keq. Nasa kishte shpresuar që Discovery të ulej pas agimit sot, por ulja u desh të shtyhej për shkak të motit me rreshje. Dy përpjekje të mëparshme për ulje u anuluan dje. Në se moti do të vazhdonte të ishte problematik, Nasa do ta drejtonte anijen Discovery të ulej në Bazën Ajrore Edwards në Kaliforni ku kushtet e motit janë të shkëlqyera. Discovery ishte në një mision furnizimi 15 ditor në Stacionin Orbital Ndërkombëtar. Lidheni me facebook |









