Decrease Size Reset font to default Increase Size

Translator

Albanian English French German Italian Portuguese Russian Spanish

Propozimet tona


Lajmet ne klan-tv



Lidheni me facebook Print Friendly and PDFPrintPrint Friendly and PDFPDF
Një italiane fiton turneun e tenisit “ Roland Garros”

Një italiane fiton turneun e tenisit “ Roland Garros” Për herë të parë në historinë e turneut më të famshëm të tenisit në botë, turneu “Roland Garros”, fitohet nga një italiane. Tenistja italiane Françeska Skiavone fiton këtë turne shumë të rëndësishëm duke fituar në finale kundrejt australianes Samanta Stozur me rezultatin e pastër 2 me 0 në një kohë prej një ore e 38 minuta. Italiania në këtë takim megjithëse e niste si jo favorite pasi renditej në vendin e 17-të në klasifikimin botëror kundrejt vendit të 7-të të australianes tregoi një lojë të pëlqyeshme dhe një përqendrim shumë të madh. Kështu në setin e parë pas një loje të ekuilibruar deri në game-in e 8-të ku rezultati ishte 4 me 4 arrin ti rrëmbejë kundërshtares game-in e 9-të duke kaluar kështu në avantazh 5 me 4. Në game-in e fundit fiton me lehtësi duke e mbyllur setin e parë me rezultatin 6 me 4. Në setin e dytë pas një fillimi të ekuilibruar australiania arin të shkëputet deri në 4 me 1 për sa i përket game-ve por italiania arrin që të barazojë 4 me 4 dhe ta çojë ndeshjen në tie break me rezultatin 6 me 6. Në tie break fiton me rezultatin 7 me 2 duke fituar kështu setin e dytë me rezultatin 7 me 6 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 2 me 0. Tenistja italiane është e para teniste italiane që e fiton këtë titull. Turneu i “ Roland Garros” –it së bashku me turneun e Melburnit në Australi , Uimbeldonit në Angli dhe të Flushing Medous në USA bën pjesë në katër turnetë më të rëndësishëm të botës në tenis. Nesër do të zhvillohet finalja e meshkujve midis spanjollit Rafa Nadal dhe suedezit Soderling.



Lidheni me facebook
 

Kerko

App Android TvShqip+

App android Tvshqip+ Download toolabar

Horoskopi ditor

Chat

chati shqiplive

Shqiplive-Facebook


Alexa Rank

Check Google Page Rank Get our toolbar!