Decrease Size Reset font to default Increase Size

Translator

Albanian English French German Italian Portuguese Russian Spanish

Propozimet tona


Lajmet ne klan-tv



Lidheni me facebook Print Friendly and PDFPrintPrint Friendly and PDFPDF
Nadal në majën e tenisit botëror

Nadal në majën e tenisit botëror Tenisti spanjoll Rafael Nadal fiton me rezultatin 3 me 0 në finalen e torneut “Roland Garros” ndaj suedezit Robin Soderling duke u rikthyer kështu në majën e tenisit botëror. Nadal kthehet përsëri në vendin e parë të klasifikimit ATP pas një viti dëmtimesh që e kishin larguar nga fushat e tenisit. Në këtë ndeshje tenisti spanjoll luan një tenis të shkëlqyer duke mos i dhënë mundësi kundërshtarit të shpreh aftësitë e veta. Ndeshja që zgjati 2 orë e 18 minuta pa një epërsi të dukshme të spanjollit i cili fitoi me rezultatin e thellë 3 me 0 (6-4, 6-2, 6-4). Për Rafael Nadal është fitorja e 5-të në këtë turne të rëndësishëm vetëm një fitore më pak se sa tenisti suedez Bjorn Borg dhe tre më pak se francezi Max Decugis të cilët zenë respektivisht vendin e dytë dhe të parë përsa i përket fitoreve në këtë turne. Me këtë fitore Nadal renditet i pari në klasifikimin ATP duke kaluar në vend të dytë mikun dhe rivalin e tij të përhershëm Roxher Federer i cili në këtë turne u eliminua në çerek finale pikërisht nga finalisti kundërshtar i Nadal, suedezi Robin Soderling.



Lidheni me facebook
 

Kerko

App Android TvShqip+

App android Tvshqip+ Download toolabar

Horoskopi ditor

Chat

chati shqiplive

Shqiplive-Facebook


Alexa Rank

Check Google Page Rank Get our toolbar!