Lidheni me facebook Tweet
| Hapet Kampionati i 19-të Botëror i Futbollit – Dita e Parë |
Sot në Johanesburg të Republikës së Afrikës së Jugut u hap Kampionati i 19-të Botëror i Futbollit. Ceremonia e hapjes e zhvilluar në ora 14 pa në tribunën e Nderit Presidentin e F.I.F.A. – s Jozef Blater dhe Presidentin e Republikës së Afrikës së Jugut Zuma dhe shumë personalitete të tjera nga e gjithë bota. Mungoi në këtë tribunë heroi i luftës kundër aparteidit Çmimi “Nobel” për Paqen dhe ish Presidenti i Republikës së Afrikës së Jugut Nelson Mandela për arsye të një fatkeqsie familjare. Kjo ceremoni u ndoq nga rreth dy miliardë spektatorë nga e gjithë bota. Është hera e parë në historinë e kampionateve botërorë të futbollit që faza finale e tij zhvillohet në Afrikë. Ceremonia zgjati rreth një orë dhe u pëlqye shumë si nga publiku në stadium ashtu edhe nga komentatorët e shumtë që ndjekin nga afër këtë kampionat. Në orën 16 u zhvillua ndeshja e parë ku përballë njëra tjetrës ishin skudra vendase e Afrikës së Jugut të kualifikuar direkt për në fazën finale dhe ekipit të Meksikës. Ndeshja ishte pak a shumë e ekuilibruar dhe përfundoi me rezultatin 1 me 1. Në ora Keip Taun u ndeshën ekipi i Uruguait me atë të Francës, edhe kjo ndeshje u mbyll në barazim 0 me 0. Dita e nesërme do të sjellë përballë tre ndeshje Koreja e Jugut me Greqinë, Argjentina me Nigerinë, dhe Anglia me Sh.B.A. Lidheni me facebook |









