You are here:

Shqiperia gjithmone me afer jush

Shqiperia gjithmone me afer jush

Decrease Size Reset font to default Increase Size

Translator

Albanian Afrikaans Arabic Armenian Azerbaijani Basque Belarusian Bulgarian Catalan Chinese (Simplified) Chinese (Traditional) Croatian Czech Danish Dutch English Estonian Filipino Finnish French Galician Georgian German Greek Haitian Creole Hebrew Hindi Hungarian Icelandic Indonesian Irish Italian Japanese Korean Latvian Lithuanian Macedonian Malay Maltese Norwegian Persian Polish Portuguese Romanian Russian Serbian Slovak Slovenian Spanish Swahili Swedish Thai Turkish Ukrainian Urdu Vietnamese Welsh Yiddish

Lajmet ne klan-tv

Propozimet tona




Lidheni me facebook

Articles


UEFA trondit futbollin shqiptar ” “Zbulohen letrat nga Nioni: 13 ndeshje të manipuluara në dy sezonet e fundit Të përfshira, të gjitha ekipet shqiptare

Futbolli shqiptar ka marrë dje një tron ditje të përmasave apokaliptike, pas zbulimit nga Top Channel të korrespondencës mes UEFA- s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për trukime masive të ndeshjeve në Shqipëri. Institucioni qendror i futbollit europian, nëpërmjet Sistemit të Dedektimit dhe Zbulimit të Mashtrimeve në Baste ka arritur të vërtetojë se të paktën 13 ndeshje, 12 të sezonit të shkuar dhe 1 e këtij aktual, kanë qenë të manipuluara. UEFA, në letrën e saj, shkruan qartë dhe pa ekuivoke se kjo apo ajo ndeshje, është 100 për qind e fiksuar, duke e nxjerrë FSHF- në bllof në gjithçka ka bërë deri tani. Nuk mund të shkonte më keq, nuk mund të kishte një goditje të rëndë për futbollin në Shqipëri, sesa faktet e ardhura nga Nioni. Për fat të keq, Federata nuk e ka vënë " ujin në zjarr" për asnjë prej sinjaleve të dërguara nga UEFA, duke mbrojtur me një fanatizëm të çuditshëm idenë se në Shqipëri luhej futboll i pastër. Dokumentat konfidenciale mes UEFA- s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit vërtetojnë atë çfarë është thënë rregullisht në shtyp, për fiksime të rezultateve, por që zyrtarët e FSHF- së kanë nxituar të thonë të kundërtën edhe pse minimalisht duhet të nisnin një hetim. Mjafton të përmendësh që një javë e tërë e sezonit të shkuar, java e 29- të, e luajtur më 20 prill, ka qenë e gjitha e manipuluar, përveç ndeshjes Vllaznia- Tirana. Në korrespondencës mes UEFA- s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, tregohet qartë dhe hapur sesi trukohen ndeshjet në Shqipëri. Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve në Baste monitoron lëvizjet e çuditshme të shumave të parave për një ndeshje të caktuar, gjë që krijon dyshimet e para. Më pas rishikohen faktet e dyshimta dhe në fund hartohet një raport, që u dërgohet Federatave. FSHF e ka marrë atë që sezonin e shkuar, por nuk e pa të udhës të nisë ndonjë hetim. Mjafton të shohësh analizën e bërë për ndeshjen e 2 tetorit të këtij viti, mes Kastriotit dhe Vllaznisë. Krutanët fituan 2- 1, ndërsa UEFA përmend sjelljet e çuditshme në baste dhe më pas, edhe të aktorëve në fushë. " Është e habitshme, sesi bastexhinjtë të kenë kaq siguri për fitoren e Kastriotit, një skuadër më modeste, me më pak traditë dhe me buxhet më të vogël se Vllaznia", shkruan UEFA në letrën e saj. Ajo nuk harron pa përmendur as arbitrat e kësaj ndeshjeje, Albano Janku, Redi Abdo dhe Arben Pregja, por edhe futbollistë si Caca, Grami e Turdiu. Ky i fundit madje doli me karton të kuq në atë sfidë. Po ashtu, përmenden me detaje se shumë ndeshje janë fiksuar me rezultat të saktë, si SkënderbeuLaçi ( 2- 0), Laçi- Elbasani ( 3- 1) apo Besa- Kastrioti ( 3- 2).

Gazeta shqiptare/shqiplive

Kerko

Shqiplive-Facebook

Shqiplive ne facebook

App Android TvShqip+

App android Tvshqip+ Download toolabar

Chat

chati shqiplive

Horoskopi ditor

horoskopi ditor

Alexa Rank

Check Google Page Rank Get our toolbar!