You are here:

Shqiperia gjithmone me afer jush

Shqiperia gjithmone me afer jush

Decrease Size Reset font to default Increase Size

Translator

Albanian Afrikaans Arabic Armenian Azerbaijani Basque Belarusian Bulgarian Catalan Chinese (Simplified) Chinese (Traditional) Croatian Czech Danish Dutch English Estonian Filipino Finnish French Galician Georgian German Greek Haitian Creole Hebrew Hindi Hungarian Icelandic Indonesian Irish Italian Japanese Korean Latvian Lithuanian Macedonian Malay Maltese Norwegian Persian Polish Portuguese Romanian Russian Serbian Slovak Slovenian Spanish Swahili Swedish Thai Turkish Ukrainian Urdu Vietnamese Welsh Yiddish

Lajmet ne klan-tv

Propozimet tona




Lidheni me facebook

Articles


NINA MULA” Një muaj pasi mbushi 80- vjeç sopranoja Nina Mula ndahet nga jeta, plot një muaj pas intervistës së fundit të saj dhënë " Gazetës Shqiptare" më 23 nëntor dhe daljes së fundit publike. Sipas familjes Mula, ajo u shua në agimin e ditës së djeshme në duart

Familja: Kishte tri ditë që nuk fliste, u nda nga jeta në 07: 23 të mëngjesit Intervista e fundit, " kam qenë e lumtur me Avniun, pasuria më e madhe, vajzat e mia"

Në shtëpinë e familjes Mula, diku pas Ministrisë së Kul turës, ka rënë zia. Nina na la dje në mëngjes në orën 07: 23 minuta. Avni Mula qëndron i fortë. Është ulur në ballë të odës së burrave dhe po pret e përcjell miqtë që kanë ardhur për ngushëllime. Është orë dreke, sopranoja Nina Mula ka pak orë që është ndarë nga jeta, po shtëpia është plot. Përkrah odës së pritjes është një tjetër odë. Aty është Nina! Duket e paqtë... në mes kurorash me lule... Është në të njëjtën odë ku si sot një muaj më parë dha intervistën e saj të fundit, intervistë e botuar më 23 nëntor 2011 në " Gazeta Shqiptare" me rastin e ditëlindjes. Atë ditë mbushte 80- vjeç! Këtë herë është e heshtur. Ndanë arkëmortit janë vënë dy qirinj të lartë, ndërsa nëpër muret e dhomës fotografitë e saj ndër vite, në role, në skenë, e re dhe në moshë të thyer, e po aty është pianoja, që sot " i ka kyçur tingujt". Në karriget përreth arkëmortit rrinë mikeshat e ishstudentet. " I ka rënë një nur, duket sikur fle", - thonë ato, ndërsa e kanë të vështirë ta besojnë ikjen e saj. Dhëndri i Ninës është ai që na pret ( Iliri bashkëshorti i Adelinës). Ai na tregon orën e saktë të grahmës së fundit. " Pas një periudhe njëmujore të rënduar nga gjendja shëndetësore, si rezultat i një sëmundjeje të pashërueshme, ajo vdiq sot në mëngjes. Ishte ora 07: 23 minuta. Sigurisht që e gjithë familja ishim këtu, por ajo vdiq në duart e Adelinës dhe të Invës", - thotë Iliri. Ai na tregon se ndërroi jetë në shtëpi, ku edhe ka qëndruar gjatë gjithë kësaj kohe. " Tri ditët e fundit ka qenë shumë rëndë dhe nuk ka folur me ne", - shton ai. Ndërsa njëra nga mikeshat e saj na tha më vonë se para tri ditësh kishte përmendur nënën dhe babanë e saj. Ceremonia e homazheve për Nina Mulën mbahet sot paradite në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit nga ora 11: 00 deri në 12: 00, prej nga ajo do të dërgohet më tej në varrezat e Sharrës. Në familjen Mula mësojmë se nga Rusia, prej nga ka origjinën sopranoja nuk pritet të vijë njeri. Është kontaktuar me telefon nipi i Ninës, Eugen Odiankov ( ish- deputet në parlamentin rus), ndërsa pritet të mbërrijnë të afërmit e kompozitorit Avni Mula nga Shkodra e Kosova si edhe miqtë. Sopranoja e dhjetëra roleve në operën shqiptare, Nina Mula lindi në Izhevski të Rusisë në 23 nëntor të vitit 1931. E rritur në një familje punëtore por të varfër, Nina, të cilën prindërit e lanë jetime në moshë të re, në moshën 18vjeçare korri suksesin e parë në jetë, duke fituar konservatorin e Moskës. Aty do të njihej me një student shqiptar, Avni Mula, dashuria për të cilin do ta sillte në Shqipëri. Ajo punoi si soliste në Teatrin e Operas e Baletit deri në daljen e saj në pension më 1976. Ka interpretuar role si Jolanta te " Jolanta" të Çajkovskit, Rozinën tek " Berberi i Seviljes", tek " Pranvera" e Tish Daisë, tek " Evgeni Onjegini", " Madam Butterfly", " Dasma e Figaros", " Karmen" etj, por edhe rolin e Mrikës në veprën me të njëjtin titull të Jakovës dhe atë të Donikës në premierën e operës " Skënderbeu". Është nderuar me disa çmime, si Urdhrin " Naim Frashëri të klasit të II", titullin " Artiste e Merituar", Çmimin e Parë në Festivalin e Romancës si dhe titullin " Mjeshtre e Madhe e Punës".
FJALËT E FUNDIT
Intervista e fundit e Nina Mulës qe për " Gazeta Shqiptare" plot një muaj më parë me rastin e ditëlindjes. " Ruska" pat folur për gjithë jetën e saj. Fliste ngadalë dhe e folura ndërthurte bukur të folurën shkodrane me atë letrare. Biseda nisi në të largëtat vite të rinisë, në Rusinë e ftohtë. Sytë e bojëqielltë merrnin jetë teksa kujtimet e ëmbla rrëfeheshin, e të akullt bëheshin në do çaste të tjera... Shkodranët e patën pritur me këngë nusen e tyre. Në ditën e ardhjes së saj i kënduan vargjet " O sa bukur ka dalë nusja", edhe pse ajo nuk qe veshur si e donte zakoni, kur zbriti nga vapori. Në tokën e shqipeve ajo mbërriti si " nuse pa duvak", por salltanetet që tradita i donte, ata ia bënë një e nga një. " Në fillim më vunë për të ngrënë në sofër, e më pas, mbase duke parë stepjen time më shërbyen në tavolinë", - tregonte Nina. Nusja e Shkodrës nisi kështu një jetë të re, në një vend të vogël të Ballkanit, për të cilin pak dinte, derisa erdhi të ngryste gjithë jetën e saj në të. Vjehrra, ( ajo i thirrte nana) në fillim e pa me dyshim. ' Nji e huej nuse në shpinë time. Nuk asht as myslimane', - do ketë menduar e ëma e Avniut, tregonte Nina. Nina, vajza dikur e ndrojtur që i ktheu shpinën Rusisë së saj, është muza e " Valsit të lumturisë". " Mund ta quaj burrë liberal në kuptimin e mirë të fjalës. Avniu ka qenë i mirë për mua. Unë dilja në drekë nga shtëpia dhe mund të vija në darkë vonë, por ai më thoshte vetëm si e kalove. Nuk më pyeste ku ishe e me kë, apo çfarë bëre?", - shprehej ajo për të shoqin. Për ditët e para në Shqipëri ajo tregonte se " Avniu është sjellë shumë mirë. Të them të drejtën, në Shkodër familja e Avniut kishte vetëm një dhomë të madhe ku flinin nëna, babai, motra, unë e Avniu. Mua nuk më bënte përshtypje sepse secili ka kushtet e veta. Më pritën mirë. Por nana disi stepej. Unë e kuptoja, se ajo mendonte, ' nusja s'është muslimane, është veshur ndryshe nga ne, më moderne. Si do jetojmë me këtë ne?' Komshinjtë vinin e shihnin fustanet, që i kisha sjellë me vete si punë paje. Në Shkodër ndenjëm 15 ditë dhe u kthyem në Tiranë. Nuk kishim shtëpi ndaj morëm një dhomë tek hotel ' Vjosa'...." E pyetur pse nuk iku në Rusi kur u prishën marrëdhëniet shqipatro - sovjetike, Nina qe shprehur: " Isha në Ccekosllovaki. Na vjen një telegram nga Avniu ku shkruhej: Hajdeni se koha po prishet. Kuptova vetëm që duhet të nisesha. As që e kam menduar se ishte atje apo këtu më mirë. Unë mendova se kisha një familje tashmë, dhe duhej të rrija me të..." Në atë inervistë, Nina pati thënë se pasuria më e madhe qenë vajzat Adelina e Inva, pati thënë se pat kaluar ditë të lumtura përkrah Avni Mulës. Kur pat folur për familjen e saj në Rusi dhe takimin me të pas vitit 1990... qe i vetmi moment në tërë rrëfimin, kur sytë bojëqielli iu skuqen. Lotët e tradhtuan! Sot ajo ka kaluar në botën tjetër. Ju prehtë shpirti në paqe!

Gazeta Shqiptare/Shqiplive

Kerko

Shqiplive-Facebook

Shqiplive ne facebook

App Android TvShqip+

App android Tvshqip+ Download toolabar

Chat

chati shqiplive

Horoskopi ditor

horoskopi ditor

Alexa Rank

Check Google Page Rank Get our toolbar!