Lidheni me facebook Tweet
Articles
Kartëmonedha 200 lekëshe shumë shpejt do të hidhet në qarkullim në formën e monedhës metalike. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, e cila njofton në sitin e saj në internet se monedha e re do të dalë në dy forma duke pasur si tematikë 100- vjetorin e Pavarësisë dhe kushtuar Nënë Terezës. Banka e Shqipërisë njofton se trajtimi i tematikës për monedhat e mësipërme do të jetë i lirë, me kushtin e vetëm që në pamjen kryesore të ketë të shkruar vlerën dhe në pamjen e pasme të ketë të shkruar " Shqipëri- Albania 2012".
Banka e Shqipërisë bën të ditur gjithashtu se vitin e ardhshëm do të hidhen në qarkullim edhe monedha të reja 100 lekëshe dhe 50 lekëshe. Për sa më sipër banka organizon konkursin e hapur për realizimin e vizatimeve që do të paraqiten në këto monedha, sipas tematikave përkatëse të miratuara. Përzgjedhja e modelit më të mirë të propozuar do të bëhet me komision të ngritur sipas procedurave të miratuara nga Banka e Shqipërisë për këtë qëllim.
Gazeta shqiptare /Shqiplive









