Lidheni me facebook Tweet
Articles
Kjo është historia ndër breza e grave dhe fëmijëve të një familjeje të sajuar, dhe shpresoj se do të shijohet si e tillë: një roman i ngushtë për një familje.Por frymëzimin e ka tek shumë historira, letra, dhe raste që kam gjetur në arkiva dhe kam dëgjuar në ...intervista,gjatë dhjetë viteve që jam marrë me studimin e historisë
ruse. Paraardhësit e mi u arratisën nga Perandoria Cariste në vitet e para të shekullit të kaluar dhe ndezën interesimin tim të përjetshëm për Rusinë.
Ka disa personazhe historike në këtë libër - Rasputini dhe Stalini, ndër më të spikaturit- dhe portretet e tyre janë aq të sakta sa ç’mund t’i bëja unë. Por, ndërsa shkruaja këtë libër,Sashenka dhe familja e saj nisën të ngjanin më realë se bashkëkohësit e tyre faktikë.Historianët përgjithësisht shkruajnë për njerëz të jashtëzakonshëm, që u kanë dhënë formë ngjarjeve botërore.
Gazeta 55 /Shqiplive









