Lidheni me facebook Tweet
| Përfundon faza në grupe e Uefa Champions League |
Përfundon faza në grupe e Uefa Champions .
Me katër ndeshjet e ditës së sotme përfundoi dhe faza e ndeshjeve në grupe të Uefa Champions .
Me përfundimin e ndeshjeve të fundit dje dhe sot nëpër grupe në bazë të renditjeve dolën emrat e 16 skuadrave që do të vazhdojnë më tej këtë turne ndërsa skuadrat e renditura në vendin e treë do të kalojnë në Uefa Europa .
Në ndeshjet e djeshme rezultati ndofta më i pa pritur qe humbja e thellë e Juventusit në fushën e vetë me Bajernin e Mynyhut me rezultatin 4 me 1. Italianët vinin në këtë ndeshje pas humbjes 2 me 0 në fushën e Bordosë,e cila me këtë fitore kishte fituar matematikisht vendin e parë në grup, dhe u duhej të fitonin për të renditur në vendin e dytë në grupin A. Gjermanët e Bajernit luajtën një ndeshje me të vërtetë madhështore duke fituar bindshëm dhe duke u renditur të dytët në këtë grup. Ndeshja tjetër e grupit midis francezëve të Bordosë dhe izraelitëve të Makabit përfundoi me rezultatin 1 me 0 për francezët. Nga ky grup Bordo dhe Bayern respektivisht në vendin e parë dhe të dytë kualifikohen për më tej në Uefa Champions ndërsa Juventusi i klasifikuar i treti do të vazhdojë në Uefa Europa . Në grupin B gjithçka ishte e zgjidhur që pas ndeshjeve të ditës së pestë të garave kur Manchesterit të kualifikuar matematikisht do ti shtohej edhe skuadra ruse Cska e Moskës e cila do të mundte me rezultatin 2 me 1 skuadrën gjermane të Volfsburgut. Në ndeshjet e djeshme Manchester do të fitonte me rezultatin 3 me 1 me Volfsburgun ndërsa Cska do të fitonte 2 me 1 me Beshishktashin. Manchester United dhe Cska e Moskës respektivisht në vendin e parë dhe të dytë kualifikohen për më tej në Uefa Champions ndërsa Wolfsburgi klasifikuar i treti do të vazhdojë në Uefa Europa League. Në grupin C skuadra e Realit të Madridit e kishte siguruar klasifikimin dhe për vendin tjetër të vlefshëm për kualifikim kjo skuadër do të ishte arbitër midis Olimpikut të Marsejës dhe Milanit pasi në renditje këto të fundit ishin vetëm një pikë larg njëra tjetrës. Në ndeshjet e djeshme Reali i Madridit edhe pse i kualifikuar u tregua i pamëshirshëm ndaj francezëve duke fituar bindshëm me rezultatin 3 me 1 ndërsa Milani ndoshta edhe duke ditur rezultatin e Madridit e përfundoi ndeshjen e vet me Zurigun me rezultatin 1 me 1. Real Madrid dhe Milan respektivisht në vendin e parë dhe të dytë kualifikohen për më tej në Uefa Champions League ndërsa Olimpik i klasifikuar i treti do të vazhdojë në Uefa Europa League. Në grupin D vendet për kualifikim ishin të përcaktuara që pas ditës së katërt të garave ngelej për tu vendosur vetëm vendi i tretë në grup. Këtë vend e mori skuadra qipriote e Apoel të Nikozisë pas një barazimi të bujshëm dje në Angli me skuadrën e Chelsit me rezultatin 2 me 2, i cili është dhe i vetmi barazim për skuadrën londineze që kishte fituar katër takimet e para. Ndërsa ekipi portugez i Portos shpartalloi me rezultatin e pastër 3 me 0 ekipin spanjoll të Ateltikos së Madridit në fushën e këtij të fundit. Chelsi dhe Porto respektivisht në vendin e parë dhe të dytë kualifikohen për më tej në Uefa Champions League ndërsa Apoel i klasifikuar i treti do të vazhdojë në Uefa Europa League. Në grupin E ndeshjet e sotme ishin thjesht për efekt kalendarik sepse renditja prëfundimtare në grup ishte kristalizuar që në ndeshjet e ditës së pestë kur ekipi italian i Fiorentinës do të fitonte me Lionin me rezultatin 1 me 0 duke përjashtuar matematikisht skuadrën e Liverpulit nga vazhdimi i mëtejshëm i torneut. Në ndeshjet e sotme italianët e Fiorentinës do të fitonin në Liverpul me skuadrën vendase me rezultatin 2 me 1 ndërsa francezët e Lionit do të me rezultatin e thellë 4 me 0 me hungarezët e Debrecenit. Fiorentina dhe Lioni respektivisht në vendin e parë dhe të dytë kualifikohen për më tej në Uefa Champions League ndërsa Liverpuli i klasifikuar i treti do të vazhdojë në Uefa Europa League. Në grupin F ndeshjet e sotme ishin me shumë interes sepse renditja ishte shumë e shkurtër vetëm tre e ndanin Barcelonën që ishte në vendin e parë nga Dinamo e Kievit që ishte në vendin e fundit në grup. Në ndeshjet e sotme Interi fitoi bindshëm me skuadrën ruse të Rubinit të Kazanit me rezultatin 2 me 0 ndërsa Barcelona fitoi me rezultatin 2 me 1 me Dinamon e Kievit në fushën e kësaj të fundit. Barcelona dhe Inter respektivisht në vendin e parë dhe të dytë kualifikohen për më tej në Uefa Champions League ndërsa Rubin i klasifikuar i treti do të vazhdojë në Uefa Europa League. Në grupin G ndeshja më me interes qe ajo midis gjermanëve të Shtutgartit dhe rumunëve të Unirea Urziceni që ndaheshin në klasifikim në grup vetëm nga një pikë dhe do të përballeshin me njëra tjetrën. Gjermanët e vunë në kasafortë klasifikimin në vend të dytë në grup duke e filluar fuqishëm ndeshjen dhe duke realizuar tre gola për që në njëmbëdhjetë minutat e para të ndeshjes. Goli i nderit për rumunët u shënua në minutën e parë të pjesës së dytë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi skuadra e Sivilies matematikisht e kualifikuar do të fitonte me rezultatin 1 me 0 me skocezët e Glasgow Rangers. Sevilia dhe Shtutgrati respektivisht në vendin e parë dhe të dytë kualifikohen për më tej në Uefa Champions League ndërsa Unirea Urziceni i klasifikuar i treti do të vazhdojë në Uefa Europa League. Në grupin H anglezët e Arsenalit dhe grekët e Olimpiakosit ishin të kualifikuar që pas ditës së pestë të ndeshjeve. Në ndeshjet e sotme përballja midis këtyre dy skuadrave nxori fituese skuadrën greke, që luante në fushën e vet , me rezultatin 1 me 0. Ndeshja tjetër në këtë grup midis belgëve të Standartit të Liezhit dhe AZ Alkmar do të përfundonte në barazim 1 me 1. Arsenal dhe Olimpiakos respektivisht në vendin e parë dhe të dytë kualifikohen për më tej në Uefa Champions League ndërsa Standarti i klasifikuar i treti do të vazhdojë në Uefa Europa League. Shorti për garat e 1/16 finale do të hidhet në ora 12 të datës 13 dhjetor në qytetin e Nyonit në Francë. Condividi |




Përfundon faza në grupe e Uefa Champions .
Me katër ndeshjet e ditës së sotme përfundoi dhe faza e ndeshjeve në grupe të Uefa Champions .
Me përfundimin e ndeshjeve të fundit dje dhe sot nëpër grupe në bazë të renditjeve dolën emrat e 16 skuadrave që do të vazhdojnë më tej këtë turne ndërsa skuadrat e renditura në vendin e treë do të kalojnë në Uefa Europa .





