Decrease Size Reset font to default Increase Size

Translator

Albanian English French German Italian Portuguese Russian Spanish

Propozimet tona


Lajmet ne klan-tv



Lidheni me facebook Print Friendly and PDFPrintPrint Friendly and PDFPDF
Hidhet shorti i Kampionatit Evropian të Futbollit

Sot në ora 12 në Pallatin e Kulturës dhe Shkencës në Varshavë (Poloni) u hodh shorti për ndeshjet eliminatore në grupe të Kampionatit të 14-të evropian të Futbollit në të cilin merr pjesë edhe Shqipëria. Faza finale e këtij kampionati do të zhvillohet në dy shtete Poloni dhe Ukrainë me nga katër qytete secila. Si datë e parë e ndeshjeve eliminatore do të jenë datat 3 dhe 4 Shtator 2010 ndërsa finalja e Kamponatit do të luhet në datën 1 Korrik 2012 Stadiumin Olimpik të Kievit (Ukrainë).


Në fazën eliminatore në grupe marrin pjesë 51 shtete, të ndara në 9 grupe , gjashtë prej të cilave me 6 skuadra dhe tre me pesë. Në përfundim të ndeshjeve në grupe skuadrat që do të renditen të parat në grupe së bashku me skuadrën më të mirë të vendeve të dyta do të kualifikohen direkt për në fazën finale ndërsa tetë skuadrat e tjera të vendeve të dyta do të luftojnë për katër vendet e tjera të mundëshme në gara kualifikuese me dy takime vajtje - ardhje. Këtyre 14 skuadra do ti shtohen Polonia dhe Ukraina të cilat si vende mikpritëse nuk marrin pjesë në fazën eliminatore por kualifikohen direkt për në fazën finale duke arritur kështu numrin e 16-të skuadrave . Faza finale do të ndajë skuadrat pjesëmarrëse në katër grupe dhe do të fillojë në datën 8 Qershor në Stadiumin Kombëtar të Varshavës (Poloni) dhe do të mbyllet me ndeshjen finale në datën 1 Korrik 2012 Stadiumin Olimpik të Kievit (Ukrainë).
Nga kampionati i 15-të që do të zhvillohet në vitin 2016 skuadrat pjesëmarrëse në fazën finale nuk do të jenë më 16-të por 24.
Në shortin e hedhur sot skuadrat pjesëmarrëse u ndanë në 6 vazo sipas keoficinetit Uefas. Në vazon e parë ishin skuadrat kryesese që janë edhe skuadrat më të forta të kontinetit bazuar në këtë koeficient. Këto ishin Spanja (kampione në fuqi), Gjermania, Hollanda, Italia, Anglia, Kroacia, Portugalia, Franca dhe Rusia. Shqipëria në bazë të këtij koeficienti rendit e 40-ta dhe ishte vendosur në vazon me numër 5. Në bazë të këtij shorti Shqipëria do të jetë në Grupin D së bashku me Francën,Rumaninë,Bosnjë-Hercegovina,Biellorusia dhe Luksembrurgu.

Grupet eliminatore në këtë kampionat në bazë të shortit të hedhur ishin këto:

Grupi A

Gjermani

Turqi

Austri

Belgjik

Kazakistan

Azerbajxhan




Grupi B

Rusi

Sllovaki

Irlandë

Maqedoni

Armeni

Andorra



Grupi C

Itali

Serbi

Iralandë e Veriut

Slloveni

Estoni

Ishiut Far Oer



Grupi D

Francë

Rumani

Bosnjë-Hercegovinë

Biellorusi

Shqipëri

Luksemburg



Grupi E

Holland

Suedi

Finland

Hungari

Moldavi

San Marino



Grupi F

Kroaci

Greqi

Izrael

Letoni

Gjeorgji

Maltë



Grupi G

Angli

Zvicër

Bullgari

Wells

Mal i zi



Grupi H

Portugali

Danimarkë

Norvegji

Qipro

Island



Grupi I

Spanjë

Çeki

Skoci

Lituani

Lihtenshtein



Lidheni me facebook
 

Kerko

App Android TvShqip+

App android Tvshqip+ Download toolabar

Horoskopi ditor

Chat

chati shqiplive

Shqiplive-Facebook


Alexa Rank

Check Google Page Rank Get our toolbar!