Lidheni me facebook Tweet
| Zhvillohen ndeshjet e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë në futboll |
Sot në ora 14 u zhvilluan ndeshjet e para të turit çerek final të vlefshme për Kupër e Shqipërisë në futboll. Nga tre takime që duhej të zhvilloheshin sot janë zhvilluar vetëm dy sepse takimi i zhvilluar në Ersekë midis “Gramozit” vendas dhe “Teutës “ së Durrësit u ndërpre në minutën e 36-të, kur rezultati ishte akoma i pandryshuar në shifrat 0 me 0, për shkak të kushteve të vështira atmosferike duke e shtyrë këtë ndeshje për një datë tjetër. Ndeshja e katërt e këtij turi çerekfinal ajo midis “Shkumbinit” të Peqinit dhe “Dinamos” së Tiranës do të zhvillohet nesër po në ora 14 në fushën sportive të Peqinit nën drejtimin e arbitrit Hoxha.
Në dy ndeshjet e zhvilluara sot nuk pati ndonjë rezultat të papritur.
Kështu “Besa” e Kavajës që ndodhet në vendin e dytë në kampionat fitoi bindshëm ndaj “Tiranës” së vendit të tretë me rezultatin 2 me 0. Goli i parë do të shënohej nga Bledar Mancaku në minutën e 11-të të takimit nga pika e 11-metërshit ndërsa goli i dytë nga Danjel Xhafa në minutën e 88-të. Me këtë fitore skuadra kavajase ka hedhur një hap të mirë përpara për kalimin e turit pasi në ndeshjen e kthimit “Tiranës” do ti duhet të fitojë me një diferencë prej tre golash për të kaluar në turin tjetër. Në takimin tjetër të zhvilluar në Korçë midis “Skënderbeut” vendas dhe “Vllaznisë” së Shkodrës me gjithë përpjekjet e miqve nga Shkodra ndeshja ka përfunduar në barazim pa gola 0 me 0. Ndeshja e kthimit që do të luhet në Shkodër do të vendos se cila nga këto dy skuadra do të vazhdojë më tej në Kupën e Shqipërisë. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen në datën 24 Shkurt. Turi Çerekfinal (10 – 24 Shkurt) Besa (Kavajë) – Tirana (Tiranë) = 2-0 Skënderbeu (Korçë) – Vllaznia (Shkodër) = 0-0 Gramozi (Ersekë) – Teuta (Durrës) = e ndërprerë në minutën e 36-të me rezultatin 0-0 Shkumbini (Peqin) – Dinamo (Tiranë) - luhet në 11.2. Stafi falenderon Eltonin për këtë artikull. Condividi |




Sot në ora 14 u zhvilluan ndeshjet e para të turit çerek final të vlefshme për Kupër e Shqipërisë në futboll. Nga tre takime që duhej të zhvilloheshin sot janë zhvilluar vetëm dy sepse takimi i zhvilluar në Ersekë midis “Gramozit” vendas dhe “Teutës “ së Durrësit u ndërpre në minutën e 36-të, kur rezultati ishte akoma i pandryshuar në shifrat 0 me 0, për shkak të kushteve të vështira atmosferike duke e shtyrë këtë ndeshje për një datë tjetër. Ndeshja e katërt e këtij turi çerekfinal ajo midis “Shkumbinit” të Peqinit dhe “Dinamos” së Tiranës do të zhvillohet nesër po në ora 14 në fushën sportive të Peqinit nën drejtimin e arbitrit Hoxha.
Në dy ndeshjet e zhvilluara sot nuk pati ndonjë rezultat të papritur.
Kështu “Besa” e Kavajës që ndodhet në vendin e dytë në kampionat fitoi bindshëm ndaj “Tiranës” së vendit të tretë me rezultatin 2 me 0. Goli i parë do të shënohej nga Bledar Mancaku në minutën e 11-të të takimit nga pika e 11-metërshit ndërsa goli i dytë nga Danjel Xhafa në minutën e 88-të. Me këtë fitore skuadra kavajase ka hedhur një hap të mirë përpara për kalimin e turit pasi në ndeshjen e kthimit “Tiranës” do ti duhet të fitojë me një diferencë prej tre golash për të kaluar në turin tjetër. 




