Board index Kultura Shqiptare Aktorët Shqiptarë Dhimitër Orgocka

Dhimitër Orgocka

Unread post Mon Mar 30, 2009 7:09 pm
ermal User avatar
Admin

Posts: 230

Dhimitër Orgocka (Artist i Popullit)

Aktor dhe regjisor shqiptar
Dhimitër Orgocka ka lindur në 24 Tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës. Pas mbarimit të studimeve në Pas përfundimeve të larta në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës fillon punën si regjisor në Teatrin "Andon Zako Çajupi" të Korçës, në skenë e të cilit ka vënë në skenë rreth 100 premiera.
Roli i tij i parë në teatër do të ishte ai i Gjergjit në dramën “Dashuria e madhe” e Fatmir Gjatës, ndërsa regjia e tij e parë ishte regjia e dramës “Shtëpia në rrugicë” e Teodor Laços. Edhe në kinematografi ai ka interpretuar në shumë filma si “Gjeneral gramafoni”, "Asgjë nuk harrohet" etj.
Në jetën e tij artistike është vlerësuar me shumë çmime kombëtare apo ndërkombëtare kështu në 29 prill te vitit 2005 merr në Festivalin e Tetë të Teatrove në Kiev,Ukrainë, Çmimin “Roli më i Mirë” për monodramën “Amoku” e Stefan Cvajgut. Po kështu do të merrte të njëjtin Çmim edhe në Festivalin e Bitoles dhe atë të Maqedonisë. Në Festivalin e Pestë të Teatrove Shqiptare në Maqedoni, “Dibra 2006”, në shtator të vitit 2006 ai nderohet me Çmimin e Madh “Sulejman Pitarka” për regjinë e dramës “Dhëndër për Kristinën” e Skënder Demollit. Në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës në Vrosllavë, Poloni, në vitin 2007 do të vlerësohet me Kupën e Festivalit për monodramën “Amoku” e Stefan Cvajgut. Në vitin 2004 në Tetovë,Maqedoni, ka bërë regjinë e Festivali Ndërkombëtar i Poezisë "Ditët e Naimit 2004".
Në maj të vitit 2008 ka qenë Drejtor Artistik i edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës “Albamono 08”.
I martuar me artistene mirënjohur Dhorkë Orgocka (Artiste e Merituar).
Në 4 shtator të vitit 2007 Shtëpisë së Kulturës së Maliqit për të vlerësuar veprimtarinë e tij artistike i është dhënë emri “Dhimitër Orgocka”
Për meritat e tij artistike është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”.

Rolet

Image Image

Kinematografi

2005 -- Syri Magjik...............................................
1989 -- Njerëz në rrymë.........................................Bani
1987 -- Përsëri pranverë........................................Dino Bregu
1986 -- Dasëm e çuditshme.....................................Rizai
1985 -- Asgjë nuk harrohet...............................Xha Fania
1978 -- Gjeneral Gramafoni.....................................zoti Misir,Komandanti i Policisë
1978 -- Pas gjurmëve............................................Babai i Skënderit dhe Luanit
1975 -- Rrugicat, që kërkonin diell (Film TV).................Antonio
1977 -- Flamur në dallgë (Film TV).............................Kapiteni
1972 -- Yjet e netëve të gjata..................................Bato Kolaneci,Komisari partizan
1968 -- Horizonte të hapura.....................................Uran Korabi


Teatër

“Amoku” e Stefan Cvajgut
“Dashuria e madhe” e Fatmir Gjatës..........................Gjergji
“Mjeshtri i stacionit” e Pushkinit
“Otello” e Shekspirit.............................................Otello
“Stuhi në prill” e Skënder Luarasit

Teatër

“Denouncment” e Ruzhdi Pulahës
“Dhëndër për Kristinën” e Skënder Demollit.
"Duar te ndyra" e Sartrit
“E bukura ime” e Skënder Demollit
“Fqinjët”
“Kopraci” i Molierit
“Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit
“Otello” e Shekspirit
"Pamje nga ura" e Artur Milerit
“Shtëpia në rrugicë” e Teodor Laços
“Stuhi në prill” e Skënder Luarasit
“Tartufi” i Molierit

Çmime e Tituj

Artist i Popullit

Maj 2007
Kupën e Festivalit
në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës në Vrosllavë,Poloni, për monodramën “Amoku” e Stefan Cvajgut.

Shtator 2006
Çmimin e Madh ”Sulejman Pitarka”
për regjinë e dramës “Dhëndër për Kristinën” e Skënder Demollit, në Festivalin e V-të të Teatrove Shqiptare në Maqedoni, “Dibra 2006”.

29 Prill 2005
Çmimi “Roli më i mirë”
për monodramën “Amoku” e Stefan Cvajgut, në Festivalin e tetë të Teatrove në Kiev, Ukrainë.

2005
Çmimi “Roli më i mirë”
për monodramën “Amoku” e Stefan Cvajgut,në Festivalin e Teatrove në Bitole, Maqedoni.





Return to Aktorët Shqiptarë

cron