Board index Kultura Shqiptare Filmat Shqiptarë Përrallë nga e kaluara

Përrallë nga e kaluara

Unread post Mon Apr 06, 2009 7:47 pm
ermal User avatar
Admin

Posts: 230

Përrallë nga e kaluara

Image................................................Image Shiko Filmin

Të Dhëna të Përgjithshme

Titulli : Përrallë nga e kaluara
Zhanri : Komedi
Viti i Prodhimit : 1987
Kohëzgjatja : 83 min.
Ngjyrat e Filmit : Me Ngjyra
Vendi i Prodhimit : Shqipëri
Gjuha Origjinale : Shqip
Dita e Shfaqjes : 1 Shkurt 1988
Vendi i Shfaqjes : Tiranë


Ekipi Realizues

Regjisor : ................................Dhimitër Anagnosti (Artist i Popullit)
Skenari :..................................Dhimitër Anagnosti (Artist i Popullit)
Muzika : ..................................Limos Dizdari (Artist i Merituar)
as/Regjisorë :............................Shkëlqim Daja,Esat Bermema
Regjisore Montazhi :.....................Shpresa Papapavllo
Montazhiere :.............................A. Misa
Interpretimi Muzikor :...................Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit
.............................................Dirigjent Eno Koço (Artist i Popullit)
Operator :.................................Pëllumb Kallfa
as/operatorë :............................Leonard Dori,Leonard Qëndro
Operator Zëri :............................Spiro Konduri
Zhurmat :..................................N. Andoni
Brigadier Ndriçimi : ......................H. Milla
Piktor :.....................................Arben Basha
Piktor ekzekutues :.......................F.Tufina
Piktor Kostumesh : .......................Dhimitër Theodhori
Mjeshtër Dekoresh :......................P. Kodheli
Kostumierë : ..............................E. Përçuni,I. Jorgji
Grimi :.....................................Llukan Bushi,Fatos Rudha
Rekuizitier :...............................K. Beqiri
Drejtor i Filmit :..........................Bujar Barçi
n/Drejtor Filmi :..........................A. Shehu
Administrator :............................V.Leka
Sheshi i Xhirimit : .......................Tiranë,Komunat Picar, Dhuvjan e Derviçan të Krahinës Lunxhëri-Zagorisë,
.............................................Lagjia "Manalat" (Gjirokastër),Komuna Libofshë (Fier)
Prodhuesi i Filmit :.......................Kinostudio “Shqipëria e Re”

Trupa Aktoriale

Image Image Image
Image Image Image

Rolet dhe Interpretuesit

Gjino...............................Image............Admir Sorra

Marigo.............................Image............Elvira Diamanti

Vangjeli............................Image............Robert Ndrenika (Artist i Popullit)

Tana...............................Image............Hajrie Rondo (Artiste e Merituar) (Urdhri “Naim Frashëri i Artë”)

Trimi..............................Image............Xhevdet Ferri

Maliqi .............................Image............Zef Mosi

Papa Sotiri, Prifti i Fshatit.....Image............Xhemil Tagani

Nëna e Marigosë.................Image............Mimika Luca


Rolet Episodikë


Milua, budallai i fshatit.........Image............Mehdi Malkaj

Dasmori gaztor..................Image............Birçe Hasko (Mjeshtër i Madh)

Një nga dasmorët ..............Image............Teli Stefani

Kotja.............................Image............Mira Minga


Baftjar Çena
Margo Arseni
I. Lloçka
L. Shtino
S. Kutali
E. Mane
Ad. Taçi
Al. Taçi
E. Naçi
I. Idrizi

Batuta të ndryshme nga filmi :

“ Ky është ligji dhe ky është Maliqi. Ligji në dorën e Maliqit mund të jetë kështu…., por edhe kështu…”

“U poqën fiqtë, Gjino?…Kape fikun Gjino, se po nuk e kape ta kapin të tjerët”

“Paçin fatin e Marigosë”

“ Të ka vënë gruaja në punë”

“ Njëra thotë hip se të vrava, tjetra thotë zbrit se të vrava”

“ E gjeta Vangjel, e gjeta…”

“ Do pi, do dehem, do ta ha turpin me bukë…”

“ Çudia më e madhe tre ditë zgjat.”

“ Për inat të botës”

“Ata gurë mbase godasin ndonjë dëshmitar të rremë”

“Është fati im, më ra nga qielli”

“ S’ke ç’i bën gomarit, i bie samarit”


Subjekti i Filmit

Filmi është i bazuar mbi një variacion të komedisë “14 vjeç dhëndër “ të A. Z. Çajupit.
Filmi tregon historinë prekëse por edhe komike në të njëjtën kohë të Gjinos (Admir Sorra), një djalë 14 vjeçar të cilin familja e detyron të martohet me Marigonë (Elvira Diamanti) 20 vjeçare. Marigoja nga ana e saj dashuron Trimin (Xhevdet Ferri) një dashuri kjo reciproke e dy të rinjve por që duhet të bëhet fli për hir të “Zakonit dhe botës”.Në film regjisori ka ditur të ndërthurë mirë skenat e humorit gjirokastritë të përshkruar nga vetë Çajupi, por edhe të përshkruaj me realizëm fatin e gruas shqiptare.
Hakmarrja e Marigosë kundër “Zakonit dhe Botës” është çelësi që ka gjetur autori për të mbyllur këtë histori me një “happy-end” nga më klasikët. Interpretimi i aktorëve ku veçohen Robert Ndrenika (Artist i Popullit) në rolin e Vangjelit dhe Hajrie Rondo (Artiste e Merituar) (Urdhri “Naim Frashëri i Artë”) në rolin e Tanës jo vetëm që i kanë rritur vlerat kësaj komedie por edhe e kanë bërë shume të dashur për publikun mbarë shqiptar si një nga komeditë më të arrira të viteve 80-të.

Çmime e Tituj

1988
Çmimi “Aleksandër Moisiu”
si Filmi më i Mirë i vitit 1988.

22 Prill 1989
Çmimi i II-të
Filmi nderohet me këtë titull
në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 Prill të vitit 1987.


22 Prill 1989
Çmimin "Aktori i vogël më i mirë i filmave shqiptarë"
aktori Admir Sorra për rolin e Gjinos
në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 Prill të vitit 1987.

22 Prill 1989
Çmimi i II-të
aktores Hajrie Rondo (Artiste e Merituar) (Urdhri “Naim Frashëri i Artë”) për rolin e Tanës
në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 Prill të vitit 1987.

22 Prill 1989
Çmimi i III-të
aktores Elvira Diamanti për rolin e Marigosë
në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 Prill të vitit 1987.

1990
Çmimi i II-të (ex-aequo)
për "Regjinë" e filmit
në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave të Evropës Lindore të zhvilluar në Bondy, Francë në vitin 1990.





Return to Filmat Shqiptarë

cron