Board index Kultura Shqiptare Filmat Shqiptarë Zgjidh filmin e javës që do të shohësh në Shqiplive

Zgjidh filmin e javës që do të shohësh në Shqiplive

ermal User avatar
Admin

Posts: 230

Nga vetë emri në këtë temë çdokush nga ju mund të zgjedh filmin që dëshiron të shoh në Shqiplive. Filmi i cili do të ketë më shumë kërkesa do të jetë filmi i ri që do ti shtohet listës së filmave të Shqiplive. Ky votim nga anëtarët do të jetë javor dhe do të mbyllet ditën e enjte.
Ditën e premte Stafi do të vendos filmin në listën e filmave.
Për këtë javë kemi vendosur 4 filma të rinj. Kjo radhë votimi do të mbyllet ditën e Enjte 3 Qershor.
Shpresojmë të plotësojmë brenda mundësive të gjitha kërkesat tuaja duke kënaqur të gjithë admiruesit e filmit shqiptar.





Lola User avatar
Anetar Vip

Posts: 142
Location: Italy

Pershendetje!

Per kete jave do te kisha shume deshire te shihja filmin Tingujt e harreses me aktorin Leonard Bombaj dhe votoj per kete film.

Gjithashtu nuk e di nese do te ishte e mundur te shtohej ne listen e filmave shqiptare filmi Enigma me Ndricim Xhepen. E adhuroj kete film.

Faleminderit





jonisa Nxënës

Posts: 1

Pershendetje shqiplive si fillim kjo eshte hera e pare qe futem tek forumi komplimenta stafit. Kerkesa ime eshte nuk e di sa eshte e mundur per telenovelen shqiptare DHIMBJA E DASHURISE!!! E di qe eshte telenovele jo film po thjehst bera nje kerkese te di sa eshte e mundur. Kam shume kohe qe po e kerkoj po se gjej gjekundi. Flm gjithsesi !! Jeni shume te mire. :P





Elton Pioner

Posts: 44

Përshëndetje! Në fakt pashë një film që edhe pse ishte prodhim i vitit 1988 nuk e kisha parë më parë dhe m'u duk një kryevepër e asaj kohe dhe ndoshta një nga interpretimet më të mira të aktorit Xhevair Zeneli. Filmi titullohet " Shkëlqimi i përkohëshem" dhe bën fjalë për një djalë të ri të atyre viteve që në çdo mënyrë mundohet t'i shmanget jetesës në fshat pas lirimit nga ushtria. Mënyrat e tij për t'u shkëputur nga fshati janë të shumta dhe komike që shkaktojnë shumë të qeshura.





ermal User avatar
Admin

Posts: 230

Ju falenderoj që të tre për përgjigjet tuaja.
Lola mund të zgjedhësh vetëm një film, nuk është e mundur alternativa. :)
Në përfundim të kësaj jave filmi që do të shtohet në listën e filmave sipas kërkesës së anëtarëve është filmi "Tingujt e harresës" kjo për faktin sepse Lola u tregua më e shpejtë në kërkesën e saj, si thonë "më i shkathëti më i shpejti".
Jonisa për fat të keq filmin që ti kërkon nuk e kemi.
Që nga ky moment hapet anketa për javën tjetër që siç shpjegova do të mbyllet të enjten në darkë. Shpresoj që kësaj rradhe të ketë më shumë kërkesa.
Shikim të këndshëm.





Lola User avatar
Anetar Vip

Posts: 142
Location: Italy

Pershendetje!

Ne radhe te pare falenderoj stafin qe beri te mundur venien e ketij filmi ne listen e filmave shqiptare.

Ne radhe te dyte do ti lutesha stafit nese eshte e mundur te gjendej filmi Enigma ku luan aktori Ndricim Xhepa. Per kete jave votoj per filmin Enigma.





ermal User avatar
Admin

Posts: 230

Lola ka shkruar:
Ne radhe te dyte do ti lutesha stafit nese eshte e mundur te gjendej filmi Enigma ku luan aktori Ndricim Xhepa. Per kete jave votoj per filmin Enigma.


Për fat të keq Lola nuk e kemi gjetur filmin "Enigma". Shpresojmë ta gjejmë në të ardhmen.






Return to Filmat Shqiptarë