Board index Informacione Informacione të ndryshme SHQIPERI, SOT TE THEM LAMTUMIRE.

SHQIPERI, SOT TE THEM LAMTUMIRE.

Unread post Sun Aug 29, 2010 2:48 pm
Lola User avatar
Anetar Vip

Posts: 142
Location: Italy

Pershendetje te dashur miq!

Te dashur miq, po sjell sot per Ju nje poezi te Llemadeo Dukagjinit e cila me pelqen shume!

LAMTUMIRE

Une po dal, po shkoj diku, nene moj me jep urate,
Per nje udhe qe sdi se ku, nuk e dij a kthehem prape!

Me jep fjalen udhe e mbare, o atdhe, mirardhsh me thuaj!
Se nuk dij a kthehem valle, apo mbes ne dhe te huaj!

Mike moj, e shtrenjta ime, mbaje zemren fort ne gji,
Dhe mos rri duke lotuar, se do kthehem perseri!

O ti shpirti im i shtrenjte, ti o zemer e dashuruar,
Mos me qaj e mos me ther per nje mall qe mbet pa shuar!

Ti moj Zogeza e praruar, o ti Engjell atje larg,
Mi kujto si ne te shkuar, sa u puthem e sa u dhame!

Udheve bashke ku shetitem, hijeve neper lendina!
Mi kujto moj vashe e bukur, kur te shkosh ne dite te mira!

Ne se gjen neper motmote, ndonje fjale diku latuar,
Ajo eshte nje gjurme kohe, Lisave i patem shkruar!

Une dhe ti, n’at maje te shpirtit, beme dhe Lisat te vajtojne!
Sot jane humbur ato germa, ne te dy sa ti shikojme!

Lamtumire them neper goje, kendej tretur, larg prej teje,
Moj e mira, qe nder mote, ma ndez gjakun neper deje!

Lamtumire o Atdhe, serish ty une te kujtoj,
Mos me thuaj se si je, shpirtit thelle ze e vajtoj!

Te kam lene ne dite te liga, se te liqte mi ngjite lart,
Mi ke hypur gjer ne krye, ca hajdut e injorante!


Me ke bere ne sy te mij, kryeministra ca zagar,
Qe e njihkan mire genjeshtren, per te vjedhe e per te marre!

Ca ministra kalamanje, qe kurre ne jete s’paten punuar,
Vec se qene ustallare, si servile te korruptuar...

Kur une regjur edhe dergjur per te shkreten demokraci,
Shoke e miq e gjithe nje popull, dolem udhve per liri!

O atdhe, pra lamtumire, qofsh i mire dhe i bekuar,
Por ne ty, ajo kasta jote mi pat lidhur kemb e duar!

Per nje varg e per nje fjale, per nje zjarr e per nje mall,
Maskat tua pushtetare, policeske qeveritare!


Zvarre me moren nder pazare,
Si te mos isha fare Shqipetar!

Lamtumire, pra lamtumire, do te jem tani larg teje,
Se ky shpirti im i dlire, nuk bjen prehe e maskarenjve!

More maskarenj te nxire, ne karrike e neper zyra,
Sa ty shpejt tu helmua gjaku edhe shpejt tu nxi fytyra!

Nga te paftyret qe i vure, neper poste atje lart,
Qe te bene njeqind mynxyra ne te ziun nente dhjete e shtate!

Me le mua dhe te tjere neper rruge si te pa pune,
Dhe rrugacve pa nje vlere u dhe zyre e u dhe vule!


Neper rruget e Shqiperise na debuan me police,
Na goditen e na rrahen ca shtetare e ca bandite!

Ndaj nuk munda me te vuaj, vargu im lotonte gjak,
Gjak e vrere te perveluar prej pushtetit zgjebarak!

Dua jeten ne liri! O Atdhe a me kupton ?
Do te shkoj dhe gjer ne Hene, ne se ti nuk ma afron!


Emigrant do te vdes, neper shekuj brez pas brezi,
Sepse s'dua qe per se gjalli te me mbyse krimineli!

Sic prodhon prokuroria, vete polici gjykatori,
Ta derdh gjakun tek shtepia, ta ben varrin tek oborri!

Ndaj po iki o Atdhe, ndac me shaj, ndac me mallko,
Le t’me plase ky mall i shkrete, por si une askush ste do!


Pra ne ty ma vodhen voten, neper rrena e sterrrena,
Komisonesh e partinash, ku ke lene dhe dreqin brenda!

Dhe ne ty ma vrane jeten, nuk me lane ne shtepine time,
Me bastisje e police, qe po vjedhin e bejne krime!

Ndaj te them sot lamtumire, neper lotet e moskthimit,
Qe po vuaj e dij mire, por s'do jem viktime e krimit.

Eh, ti qaj moj mikja ime, me mire qajme per se gjalli,
Se sa lule me lote te nxehte, te me derdhnje diku tek varri!

Por kjo shpresa na mban gjalle, qe do shihemi nje dite,
Kur zuzaret e gjithe zagaret, sdo te jene me ne politike !

Kur njerzia e Shqiperise me nje ze si gjame rrufeje,
Do ti fshije ata bandite, prej kolltuqesh e prej cdo dere!

Dhe do shihemi ne dite te mira, kur liria te lulezoje,
Kur dhe vete Shqiperia te jete Zonje e permbi Zonje !





Unread post Mon Jan 24, 2011 1:31 pm
Lola User avatar
Anetar Vip

Posts: 142
Location: Italy

[quote="Lola"]

LAMTUMIRE

Lamtumire, pra lamtumire, do te jem tani larg teje,
Se ky shpirti im i dlire, nuk bjen prehe e maskarenjve!


Me le mua dhe te tjere neper rruge si te pa pune,
Dhe rrugacve pa nje vlere u dhe zyre e u dhe vule!


Dua jeten ne liri! O Atdhe a me kupton ?
Do te shkoj dhe gjer ne Hene, ne se ti nuk ma afron!


Emigrant do te vdes, neper shekuj brez pas brezi,
Sepse s'dua qe per se gjalli te me mbyse krimineli!


Ndaj po iki o Atdhe, ndac me shaj, ndac me mallko,
Le t’me plase ky mall i shkrete, por si une askush ste do!


Ndaj te them sot lamtumire, neper lotet e moskthimit,
Qe po vuaj e dij mire, por s'do jem viktime e krimit.


I adhuroj keto vargje, Sa domethenie kane edhe sot, sidomos ne keto dite qe po kalojme :cry:

Dua jeten ne liri! O Atdhe a me kupton ?
Do te shkoj dhe gjer ne Hene, ne se ti nuk ma afron!






Return to Informacione të ndryshme

cron