Lidheni me facebook Tweet
Hyrja Shqiplive
Ndërsa audicionet vazhdojnë në Shqipëri e Kosovë, banorët e parë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë përzgjedhur, ata të cilët do t’ju emocionojnë, t’ju pasionojnë, do t’ju lënë pa gjumë, tashmë në një shtëpi krejt të re – surpriza e shtëpisë së ëndrrave të “Big Brother Albania 5”. Momentet më kulminante do t’i ndiqni në një studio të re gjigante, e cila do të mirëpresë javë pas jave çdo konkurrent të eliminuar. Ka mbetur vetëm një enigmë: cilët janë personazhet që mbyllen e bashkëjetojnë së bashku për gati 100 ditë në një shtëpi dhe shkëpusin kontaktet nga realiteti, ndërsa realiteti i ndjek ata nëpërmjet transmetimeve direkte.
Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra: Do duhej një dekadë, s’kemi programe
Gjuhëtari, Jorgo Bulo: Kërkon kohë të gjatë të zotërohet
Futja e gjuhës kineze në sistemin parauniversi tar si gjuhë e dytë, aktualisht është një proces i pamundur. Deklara ta e kryeministrit Sali Berisha, që gjuha kineze të jetë gjuhë e dytë në shkollat e vendit, është konsideruar prej akademikëve si skeptike. Gjuhëtari në Akademinë e Shkencave, Jorgo Bulo, ka qenë kundër idesë së futjes së gjuhës kineze si gjuhë të dytë, dhe aq më pak që të jetë me detyrim. Sipas tij, nxënësit duhet të jenë të lirë të zgjedhin. Veç këtyre, gjuhëtari Bulo ka deklaruar për “Gazetën Shqiptare”, se gjuha kineze është shumë specifike dhe kërkon një kohë të gjatë që të mësohet. Por edhe realiteti, mungesa e mësuesve të gjuhës kineze, dëshmon se futja e kësaj gjuhë në sistemin shkollor bazë dhe të mesëm është e pamundur, pasi nuk ka staf mësuesish të kualifikuar. Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra, gjatë një interviste për Gazetën, ka sqaruar se në vendin tonë nuk ka asnjë mësues të gjuhës kineze, me përjashtim të një lektori kinez që jem mësim në këtë fakultet. Veç asaj, ajo sqaron, se sa të përgatiten brezat e parë të mësuesve të kësaj gjuhe, duhet një periudhë e gjatë, gati një dekadë.
Kjo është historia ndër breza e grave dhe fëmijëve të një familjeje të sajuar, dhe shpresoj se do të shijohet si e tillë: një roman i ngushtë për një familje.Por frymëzimin e ka tek shumë historira, letra, dhe raste që kam gjetur në arkiva dhe kam dëgjuar në ...intervista,gjatë dhjetë viteve që jam marrë me studimin e historisë
ruse. Paraardhësit e mi u arratisën nga Perandoria Cariste në vitet e para të shekullit të kaluar dhe ndezën interesimin tim të përjetshëm për Rusinë.
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit i kushton vitit jubile të Pavarësisë shfaqjen e filmave dhe dokumentarëve,në nder të figurave të rëndësishme të kombit tonë në të gjitha trevat shqiptare. Në një prononcim për mediat, drejtoresha e këtij institucioni, Elvira Diamanti, ka njoftuar programin e AQSHF-së, që konsiston në shfaqjen e filmave dhe dokumentarëve, kushtuar figurave të rëndësishme të kombit tonë, në të gjitha trevat shqiptare. “Gjashtëmujori i parë do t’i përkasë promovimit të vlerave të kinemasë sonë artistike dhe dokumentareske,përtej kufi jve të Shqipërisë, në trojet ku ka shqiptarë”, tha Diamanti.Shfaqja e filmave do të fillojë nga Maqedonia, ku gjatë muajit shkurt do të shfaqen prodhime kinematografi ke kushtuar personaliteteve si Ismail Qemali apo Skënderbeu.
Kartëmonedha 200 lekëshe shumë shpejt do të hidhet në qarkullim në formën e monedhës metalike. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, e cila njofton në sitin e saj në internet se monedha e re do të dalë në dy forma duke pasur si tematikë 100- vjetorin e Pavarësisë dhe kushtuar Nënë Terezës. Banka e Shqipërisë njofton se trajtimi i tematikës për monedhat e mësipërme do të jetë i lirë, me kushtin e vetëm që në pamjen kryesore të ketë të shkruar vlerën dhe në pamjen e pasme të ketë të shkruar " Shqipëri- Albania 2012".
Fbi mbyll websitin me te njohur per file dhe videosharing megaupload.com e megavideo.com.Federal Bureau of Investigation ka deklaruar qe jane arrestuar kater persona te qe administronin platformen ne fjale.Kjo ka ndodhur pas protestes se bere nga websitet me te medha te botes si wikipedia e ndekur nga Google, Microsoft dhe Facebook ,per ligjin qe duhej te aprovohej dje ne Usa per te drejtat e autorit (SOPA dhe PIPA),e cila u shty te behej ne shkurt .
Një muaj pasi mbushi 80- vjeç sopranoja Nina Mula ndahet nga jeta, plot një muaj pas intervistës
së fundit të saj dhënë " Gazetës Shqiptare" më 23 nëntor dhe daljes
së fundit publike. Sipas familjes Mula, ajo u shua në agimin e ditës së djeshme në duart
Familja: Kishte tri ditë që nuk fliste, u nda nga jeta në 07: 23 të mëngjesit Intervista e fundit, " kam qenë e lumtur me Avniun, pasuria më e madhe, vajzat e mia"









