You are here:

Shqiperia gjithmone me afer jush ne shqiplive

Bashkimi i shqiptareve te gjithe krahinave

Decrease Size Reset font to default Increase Size

Translator

Albanian Afrikaans Arabic Armenian Azerbaijani Basque Belarusian Bulgarian Catalan Chinese (Simplified) Chinese (Traditional) Croatian Czech Danish Dutch English Estonian Filipino Finnish French Galician Georgian German Greek Haitian Creole Hebrew Hindi Hungarian Icelandic Indonesian Irish Italian Japanese Korean Latvian Lithuanian Macedonian Malay Maltese Norwegian Persian Polish Portuguese Romanian Russian Serbian Slovak Slovenian Spanish Swahili Swedish Thai Turkish Ukrainian Urdu Vietnamese Welsh Yiddish

Lajmet ne klan-tv

Propozimet tona

Download toolabar Stream channel-tv.net Big brother albania 5 live endrat


Hyrja Shqiplive


Leka Zogu” Trashëgimtari i Fronit Mbretëror, Leka I, sytë i hapi për herë të fundit ditën e Pavarësisë. Në dritaren e dhomës ku qëndronte i shtruar në spitalin nr. 5, i kishin vënë një flamur. Gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi. Kërkoi flamurin që ta shihte, tentoi, por nuk mundi dot. Nga ai çast ai mbylli sytë për të mos i hapur më kurrë, ndërsa zemra i pushoi në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Kreu i PLL- së Ekrem Spahia tregon në një intervistë për " Gazeta Shqiptare" momentet para së të ndërronte jetë Lartmadhëria e tij, fjalët e fundit të tij, për kafenë që i kishte premtuar kryeministri Sali Berisha nëse do të shërohej dhe do të dilte nga spitali, takimin me vëllanë e Ramush Haradinajt dhe këshillat për politikën. Spahia zbardh detaje nga ceremonia e varrimit, vendin ku do të varroset trupi i pajetë i Leka Zogut dhe kohën kur do të bëhet ceremonia e kurorëzimit të Princit Leka II mbret i shqiptarëve. Z. Spahia, familja mbretërore ka hapur dyert e rezidencës për vdekjen e trashëgimtarit të fronit mbretëror Leka I. Si e përjetuat ndarjen e tij nga jeta? Është një humbje e madhe jo vetëm për familjen mbretërore dhe Legalistët, por për mbarë shqiptarët kudo që ndodhen, për politikën, për kombin shqiptar.
Si ishte gjendja e tij para së të ndërronte jetë, a komunikonte normalisht?
Momenti më i fundit që ka komunikuar me ne ka qenë data 28 nëntor. Në dritaren e dhomës së spitalit ku qëndronte lartmadhëria e tij, ne kishim vendosur një flamur. Lartmadhëria e tij nuk e shikonte dot dhe nuk e dinte që flamuri qëndronte në dritare. Ashtu siç ishte me sytë e mbyllur, ne i folëm dhe i thashë që sot është festë, është dita e pavarësisë. Në moment ai hapi sytë dhe na tha: " Ku është flamuri?". Ne iu përgjigjëm " Ja, e shikon, e kemi vënë në dritare". Lartmadhëria e tij tentoi të zgjaste kokën për të parë nga dritarja dhe derdhi lot. Ishte një moment emocionues që na preku të gjithëve. Dukej qartë që s'kishte fuqi ndaj nuk arriti dot të shikonte flamurin që valëvitej në dritare, dhe derdhi lot.
Kur është momenti i fundit që Lartmadhëria e tij ka folur?
Ka qenë para një jave. Erdhi ta takonte deputeti kosovar Daut Haradinaj, i vëllai i Ramush Haradinajt. Atë ditë lartmadhëria e tij foli me të dhe i tha: " Politika duhet të interesohet për Ramushin, ai nuk i takon Hagës por Kosovës ndaj duhet të kthehet në vendin e lindjes sepse aty e ka vendin".
Gjatë ditëve që ishte i shtruar në spital, si paraqitej gjendja e tij shëndetësore?
Kishte një dobësi fizike, nuk kishte fuqi, por komunikonte pa problem. Mundoheshim të mos e sforconim, por fliste herë pas here me ne. Madje atë ditë që erdhi për ta takuar Kryeministri Sali Berisha, lartmadhëria e tij ishte në gjendje goxha të përmirësuar. Bëri edhe shaka me z. Kryeministër teksa folën për lënien e cigares apo kur i tha: " Të falenderoj që erdhe të më takosh në spital, madje sapo të shërohem dhe të dal që këtu, do të të ftoj për kafe".
A i kishin dhënë shpresë mjekët se do ta kalonte edhe këtë herë?
Ne mjekët na kishin ndërgjegjësuar pak a shumë se nuk do ta kishte shumë të gjatë, gjithsesi lartmadhërisë i jepnin shpresë se do të shërohej shumë shpejt. Por fati i keq ishte se shëndeti i tij erdhi duke u rënduar së tepërmi deri sa dha shpirt.
Si po e përjeton princi Leka?
Sigurisht që është i pikëlluar pasi ka pësuar një humbje të madhe pas vdekjes së nënës së tij, princeshës Suzanë. Janë miq dhe të afërm të familjes që po i qëndrojnë pranë, si gjatë shtrimit në spital të lartmadhërisë së tij, ashtu edhe tani që mbreti ndërroi jetë.
Jeni në dijeni për ndonjë amanet që Mbreti i ka lënë të birit, princit Leka?
Sa kohë ka qëndruar i shtruar në spital, kjo nuk ka ndodhur. Në dijeninë time nuk e di.
Trupi i tij ndodhet akoma në morg?
Po, do të qëndrojë sot ( dje) gjatë gjithë natës ndërsa nesër ( sot) do ta çojmë në rezidencën mbretërore. Qeveria vendosi që dita e shtunë të jetë ditë zie kombëtare ndërsa do të organizojë në ambientet e parlamentit, ceremoninë mortore të trashëgimtarit të Fronit Mbretëror… Është një nderim që i takon Lartmadhërisë së tij dhe qeveria e përmbushi më së miri këtë detyrim ndaj tij dhe familjes mbretërore. Për organizimin e ceremonisë shtetërore është krijuar komisioni shtetëror i kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, i përbërë nga ministri i Kulturës, ministri i Mbrojtjes, një seri personalitetesh, ndërkohë që unë përfaqësoj Oborrin Mbretëror. Nesër, ( sot), në orën 9: 00 ky komision do të mblidhet tek Ministria e jashtme për të vendosur për gjithçka që ka të bëjë me nderimet e fundit ndaj mbretit Leka Zogu I.
Ku do të varroset trashëgimtari i Fronit Mbretëror?
Do të varroset në varrezat e Sharrës pranë mbretëreshës Geraldinë dhe princeshës Suzanë.
A do të ketë një ceremoni për kurorëzimin e titullit si mbret i shqiptarëve nga Leka I tek princi Leka II?
Kushtetuta e mbretërisë nuk ka një afat të caktuar për këtë, pra pret koha. Sigurisht që do të ketë një ceremoni të tillë por më parë do t'i bëjmë të gjitha nderimet që i takojnë trashëgimtarit Leka I drejt banesës së fundit.

Gazeta Shqiptare

Kerko

Postimet e fundit ne forum



Re: local disc
18/05/2012 15:44, joli

local disc
17/05/2012 18:28, joli

Re: Perkthimet
15/05/2012 23:19, Admin

Perkthimet
15/05/2012 15:19, LauraLaura

Shqiplive-Facebook

Shqiplive ne facebook

App Android TvShqip+

App android Tvshqip+

Chat

chati shqiplive

Horoskopi ditor

horoskopi ditor

Alexa Rank

Check Google Page Rank Get our toolbar!