Articles
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit i kushton vitit jubile të Pavarësisë shfaqjen e filmave dhe dokumentarëve,në nder të figurave të rëndësishme të kombit tonë në të gjitha trevat shqiptare. Në një prononcim për mediat, drejtoresha e këtij institucioni, Elvira Diamanti, ka njoftuar programin e AQSHF-së, që konsiston në shfaqjen e filmave dhe dokumentarëve, kushtuar figurave të rëndësishme të kombit tonë, në të gjitha trevat shqiptare. “Gjashtëmujori i parë do t’i përkasë promovimit të vlerave të kinemasë sonë artistike dhe dokumentareske,përtej kufi jve të Shqipërisë, në trojet ku ka shqiptarë”, tha Diamanti.Shfaqja e filmave do të fillojë nga Maqedonia, ku gjatë muajit shkurt do të shfaqen prodhime kinematografi ke kushtuar personaliteteve si Ismail Qemali apo Skënderbeu.
Diamanti vlerëson bashkëpunimin që ka gjetur me institucionet jashtë kufi rit të Shqipërisë, për të mundësuar këtë projekt.“Na presin më shumë kënaqësi.Sallat na ofrohen pa qira siç ofrojmë edhe ne materialin filmik”, shprehet drejtorja e AQSHF-së. Tradita e AQSHFsë për të mërkurën e filmit,që nisi një vit më parë, do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti, por kësaj here kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë. Të mërkurën e çdo jave AQSHF,në kinemanë e tij, do të vërë në dispozicion, kryesisht për të rinjtë, prodhime kinematografike shqiptare. Në fondin e tij fi lmik, AQSHF përmban 4187 tituj prodhimesh kinematografi ke shqiptare, 261 tituj të filmave artistikë, 1204 tituj dokumentarësh, 1006 filma kronikalë shqiptarë dhe 197 filma vizatimorë.
Gazeta shqip/shqiplive
Kerko
Postimet e fundit ne forum
Re: local disc
18/05/2012 15:44, joli
local disc
17/05/2012 18:28, joli
Re: Perkthimet
15/05/2012 23:19, Admin
Perkthimet
15/05/2012 15:19, LauraLaura











